Enca tashmë ka arritur statusin e këngëtares që ia plotëson dika lukse vetes.
Fundjavën e kaluar këngëtarja ka bërë disa blerje të “vogla”- të mëdha të cilat me siguri kanë të bëjnë me ndonjë pasuri të patundshme. 21 vjeçarja ka ndarë me ndjekësit vetëm momentin e nënshkrimit të dokumentave përfundimtare ku shkruan: “Disa blerje të vogla”. Në fakt ne nuk na duken edhe aq të vogla, megjithatë arrijmë ta kuptojmë modestinë e Encës.