Këngëtarja Enca Haxhia këto ditë ka udhëtuar drejt Londrës ku përveçse do të realizojë një koncert, edhe festoi ditëlindjen e saj të 21-të.
Enca duket se po kënaqet shumë këto ditë atje me miqtë e saj , por përveç kësaj, 21 vjeçarja i ka nisur ditët e para të të ditëlindjes…duke flirtuar. Ajo ka vizituar muzeun “Madame Tussauds”” në Londër me statujat prej dylli të personazheve të famshëm dhe ka zgjedhur të pozojë pranë asaj të reperit amerikan Kanye West. Përmes tyre nuk kanë munguar as pozat provokuese krah tij, si kjo që po shihni.
E nëse do të flisnim për format e fytyrës, Enca dhe Kanye duket sikut janë bërë për njëri-tjetrin. 21 vjeçarja arrin të bëjë xheloze edhe Kim Kardashian!