Para pak ditësh, Jonida Maliqi bëri një deklaratë shumë të fortë për kolegen e saj Enca. Ajo u shpreh se nuk i pëlqente mënyra se si ajo vishej. “Asgjë personale, thjesht visuale,”- u shpreh Jonida.
Mesa duket këtë deklaratë Enca se ka pritur aspak mirë dhe ka postuar një foto mjaft provokuese në rjretet sociale. “Nëse ti nuk më pëlqen, kujt po i han,”- shkruan Enca krahas fotos ku shihet e veshur me një kostum të zi sportiv, që i ekspozon komplet gjoksin. Enca përdori fjalët e tekstit të këngës së saj më të fundit për t’ju përgjigjur Maliqit dhe nuk munguan reagimet.
Siç duket kjo foto u ka pëlqyer shumë dyshes së Hip Hopit “Blunt & Real” dhe këtë e tregon më së miri komenti i tyre.