Pas “Rendez Vous” Enca ka paralajmëruar që shumë shpejt do të publikojë këngën “Kujt Po i han” me Don Phenom dhe fansat mezi po presin. E nga dita në ditë Enca i ka mbajtur të përditësuar fansat me foto të ndryshme duke iu treguar pak a shumë se si do të shfaqet në këtë klip.
Ditën e sotme ajo tregoi se brenda klipit do të ketë një fushë shahu dhe guri më seksi do jetë pikërisht ajo.
E veshur me çizme të gjata në ngjyrë të ndryshme, provokuese dhe seksi, Enca tek “Kujt po i han” do të jetë një Enca tërësisht tjetër e jemi të sigurt që edhe kështu do t’ju pëlqejë.
Nuk munguan komentet e fansave në këtë foto dhe sigurisht që s’mund të mungonte as pornostarja e famshme Kendra Lust e cila i ka lënë komentin e zakonshëm, pikërisht emojit me flakë dhe maçokun me zemra te sytë. Enca siç duket nuk e ka vënë re këtë koment dhe nuk i ka kthyer fare.