“Mbreti dhe Mbretëresha”e “Bow Down”arritën të merrnin feedback-un e kërkuar nga publiku në vetëm pak ditë nga lançimi i klipit.
Klikimet e fundit tregojnë se bashkëpunimi i fundit i Noizyt dhe Encës ka kapur shifrën e tre milionë klikimeve dhe kjo është vërtet një arritje. Por çfarë thotë vetë autorja e këngës për këtë fakt? E kontaktuar nga INTV ne i morëm Encës emocionet e para. “U arritën tre milionë klikime në vetëm tre ditë gjë që përbën rekord jo vetëm për mua si këngëtare, por edhe për tregun muzikor shqiptar. Për më tepër ndjej dyfish kënaqësi se përveçse jam këngëtare jam edhe autore e këngës’, është shprehur Enca. Jemi të sigurtë që i të njëjtit mendim është edhe Noizy.