Enca Haxhia ishte e ftuar mbrëmjen e së premtes për të kënduar përpara publikut të Tiranës, në sheshin ‘Skënderbej’, përpara se në skenë të ngjitej Daddy Yankee, ‘mbreti i Reggeaton’.
Përpara një publiku të dominuar kryesisht nga adoleshentë dhe të rinj, Enca performoi disa nga këngët e saj më të njohura, përfshirë “Ciao”.
“Sa po du me pi, dridhe njo e po pim bar”, është refreni i kësaj kënge që në ‘Youtube’ ka mbi 18 milionë shikime.
E për t’ju përshtatur sa më shumë këngës, Enca vendosi që të ndezë në skenë një cigare hashash. Këngëtarja performoi gjatë gjithë kohës me cigaren e hashashit në dorë dhe duke tymosur në skenë. Në fund të performancës, ajo pyeti, “a do njeri këtë?”, duke e hedhur më pas cigaren te publiku.
Pas performancës së saj Enca ka ndarë një foto në Instagram ku duket me të vërtetë shumë e mirë dhe krahas shumë komenteve në këtë foto i ka shkruar edhe këngëtarja me famë botërore Stefflon Don e cila i ka komentuar një emoji me zemra të sytë, ndërsa Enca ia kthen me një kurorë.