E gjeni dot pse është emocionuar Enca së fundmi?
E dimë që po mendoni për ndonjë projekt të ri , por nuk është ky rasti. Mesa duket kemi të reja nga jeta personale e këngëtares sepse...Enca mbrëmjen e kaluar ka marrë puthjen e saj të parë dhe këtë na e ka treguar nëpërmjet kësaj fotoje të postuar nga ajo vetë në Snapchat! Tingëllon çuditshëm?
Edhe ne mendonim se këngëtarja e kishte marrë prej kohësh puthjen e parë, por ja që në rastin e saj gjithçka është efekt surprizë. Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që kjo puthje t’i jetë dhënë apo rrëmbyer edhe nga një qënie jo humane por shumë e dashur për të, siç mund të ishte … qenushi i saj. Kushdo të ketë qenë, ka arritur ta lërë dukshëm shenjën në buzët e këngëtares duke ia fshirë asaj të kuqin në cepin e buzës. Epo, ka edhe kështu!