Këtu kemi të bëjmë me mbretër dhe mbretëresha!
Këngëtarja 20 vjeçare, Enca Haxhia, ka postuar në Instagramin e saj një foto ku ka pozuar së bashku me reperin, Noizy. Të gjithë e dimë se ata të dy janë miq prej kohësh. Këtë herë ama nuk janë thjesht miq. Sipas mbishkrimit të saj, ajo dhe Noizy janë mbreti dhe mbretëresha, të cilëve ne, populli i thjeshtë, na duhet t'iu përulemi. Sigurisht që kjo është një shaka, por në të njëjtën kohë edhe një shenjë se shumë shpejt do të vijë një bashkëpunim mes tyre. Të paktën këtë na le këngëtarja të kuptojmë nga posti i saj. Mos ndoshta ka të bëjë pikërisht me mbretër dhe mbretëresha? Fytyrat e tyre të qeshura duket sikur thonë Po!