Enca gjithmonë surprizon me projektet e reja muzikore, të cilat komentohen sa pozitivisht, dhe negativisht.
Por mesa duket Enca nuk e vret shumë mendjen për dhe mundohet t’i marrë me sportivitet. Madje edhe kur i thonë se ngjan me aktore të ndryshme pornoje , sërish nuk është keq për të.
E pyetur në “Prive” rreth komenteve negative, këngëtarja ka thënë se nuk shqetësohet, pasi sipas saj çdo njeri është i lirë të flasë dhe të gjykojë, dhe nëse disa e shohin në këndvështrimin e tyre si negativ këtë projekt, atëherë është e drejta e tyre.
Ndër të tjera, ajo theksoi edhe se nuk ndjehet aspak keq kur e ofendojnë me komente negative. Madje, kur i thonë mund të ishte një ‘pornostare’, këngëtarja këtë gjë e merr si kompliment, teksa me të qeshura thotë se edhe babai i saj e thërret ashtu.