Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është një ndër artistet më të preferuara të showbizit shqiptar. Ajo gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut me çdo veprimtari të saj, sidomos me postimet e shpeshta në rrjetet sociale.
Enca shpesh herë qëndron në kontakt me ndjekësit e saj të cilët e pëlqejnë shumë, por shpesh herë ata edhe e kritikojnë.
Enca Haxhia ka paralajmëruar se këtë të premte do të publikojë klipin e saj më të ri.
Së fundmi, këngëtarja ka postuar një shkrim në InstaStory, përmes së cilit u ka lënë një mesazh fanseve të saj femra.
“Goca, mos harxhoni vitet tuaja me gjoksin më të mirë, me çuna që nuk ia vlejnë”- ka shkruar Enca.
Vetëm pak minuta më vonë ajo ka postuar një video, duke i kërkuar që mos të përdorin në fotografitë e saj filterin e plakjes që është bërë hit në internet, duke shkaktuar mjaft të qeshura për ndjekësit e saj.
“Më lini ta shijoj 23 vjeçaritetin”- ka shkruar përbri kësaj videoje këngëtarja.