INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enca heq tualetin, fansat gati për ta kryqëzuar!

Enca heq tualetin, fansat gati për ta kryqëzuar!

Publikuar më: 16:38 03-03-2016

Çfarë po ndodh me shoqërinë sot? Qëkur të zgjohesh nga gjumi pa make up na qenka krim?

Viktima e rradhës në mediat sociale Instagram dhe Facebook, është bërë Enca Haxhia, këngëtarja simpatike e cila në mënyrë naive ka ndarë me 981 mijë ndjekësit e saj një foto teksa ishte zgjuar nga gjumi. E mbuluar nga një jorgan i bardhë, Enca ka shprehur se në ditë me shi si këto është e vështirë të çohesh nga krevati. Dhe të drejtë ka në fakt. Por si duket shkrimi i artistes nuk i ka interesuar aspak shumë prej komentuesve në foto, të cilët menjehërë janë kapur me fytyrën e saj "të zhveshur nga bojrat".

Disa e kanë parë ndryshe, disa e kanë quajtur të shëmtuar, disa të tjerë kanë shkuar akoma më larg duke e konsideruar një horror të vërtetë. Hmm neve në fakt na duket si një kukull, por jo një kukull nga ato që janë të predispozuara të kënaqin me patjetër sytë dhe egot e të tjerëve. Por nga ato kukulla që nuk kanë frikë të tregojnë veten e tyre, larg zbukurimeve që kërkon ekrani apo skena. Ndoshta po të kishim më shumë artist të guximshëm si Enca, edhe fansat e tyre do të fillonin të mendonin NDRYSHE!  

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885