Enca gjithmonë shkakton bujë dhe lajme në shtypin rozë me deklaratat e saj.
Gjatë karierrës këngëtarja shpesh e ka përmendur se mund të ketë humbur shumë njerëz rrugës, të cilët kanë qenë xhelozë për suksesin e saj.
Dhe mesa duket kënga më e re është një DISS i drejtpërdrejtë për të gjithë ata që kanë zili suksesin e saj.
Në foton që paralajmëron këngën e re Enca shihet me një bizhuteri, e cila lexon “Jealous” si dhe me një veshje body në print leopardi, e gjitha kuruar nga stilisti Niko Komani.
Kënga pritet të publikohet së shpejti dhe mund të ketë referenca edhe për zënkat që këngëtarja ka pasur në javët e fundit.