Pak vite më parë ata të dy nisën një “përrallë” bashkëpunimi në muzikë dhe jo vetëm e cila nuk pati fund të lumtur.
Pas konfliktit që pati së fundmi me Noizyn, Enca nuk bën më pjesë tek grupi OTR, por si duket këtu nuk u prish thjesht vetëm një marrëdhënie bashkëpunimi. Këngëtarja dhe reperi shpesh janë përfolur edhe për një romancë mes tyre e cila herë pas here ngjallte më tepër kuriozitet nga reagimet dhe veprimet e Encës. Megjithatë ata të dy kurrë nuk e treguan publikisht edhe pse sërish Enca na tregon diçka më shumë me postimin e fundit. Ajo më në fund ka zbuluar kuptimin e fabulës së këngës “Love on my body”.
“Love on my body” është një histori dashurie që ka përfunduar dhe mundësisht nuk ka më kthim pas. Ju nuk jeni më bashkë, por akoma e keni atë nostalgjinë e ëmbël me shije të hidhur që ju mungon disa herë”, ka shkruar këngëtarja duke i rënë nga Kina me këtë mesazh ku me siguri i drejtohet Noizyt i cili pasohet edhe nga një tjetër ku shkruan: "Nesë del njëherë nga zemrta ime, nuk mund të kthehesh sërish"".