Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe padiskutim një nga personazhet më IN të momentit. Mirëpo jo rrallë herë e kemi parë të luajë me pamjen e saj dhe ditën e fundit është “shndërruar” në një Enca që se kishim parë ndonjëherë. Para disa ditësh e pamë me flokë rozë tashmë ajo është shndërruar në bionde të errët në të kaftë le të themi. Ajo ka ndarë dy foto me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram, në të cilat ka veshur një fustan i cili shkon shumë me flokët dhe ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për femrat: “Një femër është e pandalshme kur e kupton që meriton më shumë”.
Me gjithë këto ndryshime, ajo na ka vërtetuar se i shkon çdo lloj ngjyre! Duket bukur apo jo?!