INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enca ja thotë partnerit troç: 'Nuk jam mami i yt...' [FOTO]

Enca ja thotë partnerit troç: 'Nuk jam mami i yt...' [FOTO]

Publikuar më: 18:32 30-04-2019

Shquhet për provokimet dhe tendencën e saj për të ‘ngacmuar’ fansat dhe në fakt Enca Haxhiaj ia arrin gjithmonë qëllimit.

Këngëtarja e njohur numëron rekorde klikimesh në Youtube, ndërsa në rrjetet sociale është femra më e ndjekur.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instastory një foto epike, ku tregon me detaje se ç'do të 'heqë' mashkulli që do të lidhet me të.

"Një grua e mirë do të të dojë pavarësisht gjithçkaje që ti bën, të kujdeset për ty, të të bëjë gati darkën çdo mbrëmje dhe kurrë mos të të bëjë pyetje se ku ke qenë apo pse nuk je përgjigjur me mesazh apo t'i kesh telefonuar. Dhe kjo është mamaja jote, sepse nuk jam unë.Le të jemi realistë."- shkruan Enca e humor krahas postimit duke lënë të kuptohet se djali që do të jetë në lidhje me këngëtaren, do të marrë nga Enca veprimet e kundërta që ka shkruar në Instastory, sepse ajo nuk është mamaja e tij.

encaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334