Enca është një ndër këngëtaret më të njohura dhe me të preferuara nga publiku shqiptar, por jo vetëm.
Këngëtarja kishte premtuar prej kohësh për ndjekësit e saj një projekt të ri muzikor.
Në rrjete sociale, ajo ndau më herët pjesë nga kënga e re e titulluar “Ku mete”, e cila po pritej me padurim nga fansat.
Mirëpo, duket se ky projekt u vonua për shkak të karantinës dhe nëse dikush harroi se kënga e re ishte rrugës, Enca i ka rikujtuar sot të gjithë në Instagram.
Këngëtarja njofton se “Ku mete” do të lançohet ditën e nesërme, në orën 17:00.
Enca ka ndarë në llogarinë e saj një video ku shfaqet super seksi, teksa kënga e re luhet në sfond, ndërsa krahas saj shkruan:
“NESER / TOMORROW 17:00 “KU METE” PREMIERE ???!
Kënga është shumë ritmike dhe do të na shoqërojë gjatë ditëve të nxehta të verës, ndaj po presim me padurim ta dëgjojmë!