Edhe pse e cilësuar gjithnjë si një vazjë moskokëçarëse, Enca nuk e priti aspak mirë vendimin e Noizyt për ta përjashtuar nga grupi OTR.
Megjithatë këngëtarja është munduar që ta kalojë situatën me sportivitet duke mos bërë më ansjë reagim apo postim në lidhje me Noizyn. Madje me shumë sportivitet duket se ka marrë edhe memet që nisën të qarkullojnë pafund për prishjen e marrëdhënies së saj me reperin.
Ajo bënë këtë postim ku shkruan thjeshtë: “Memet tuaja” duke e shoqëruar me një emoji që qesh me lot.
Ndërkohë kënëgtarja duket se është e aftë t’i kthejë gjithnjë situatat në favorin e saj. Ajo ka mjaft shoqëri me njërin nga anëtarët e grupit OTR, Varrosin me të cilin publikoi një foto mbrëmjen e kaluar duke vënë kështu në pikëpyetje daljen e saj nga grupi. Apo Varrosi është futur ndërmjetës për të “pajtuar gjakërat” mes Noizyt dhe Encës? “Mbin mu krejt Hallet e grupit përsiipër. Jam fut ndërmjets. Is all love people haters don't get happy too quick", shkruan reperi.