Ajo e ka gjithmonë axhendën e ngarkuar me angazhime profesionale e koncerte të ndryshme, por kur gjen kohën e lirë sigurohet që ta kalojë atë me njërëzit më të dashur.
Mbesat dhe gjyshërit janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe sigurisht që nuk mund të bënte përjashtim as Enca. Këngëtarja e njohur ka ka zgjedhur të kalojë disa momente tepër të veçanta me gjyshin e saj Lab, të cilit i ka bërë edhe kafenë.
“Kush tha që nuk jam nuse për shpi”-shkruan Enca. Më pas ajo ka “bombarduar” Snapchatin me disa postime me gjyshin ku shkruan se e do shumë, por nuk harron të përdorë edhe disa doza humori.