Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është një ndër artistet më të preferuara të shoëbizit shqiptar. Ajo gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut me çdo veprimtari të saj, sidomos me postimet e shpeshta në rrjetet sociale. Enca shpesh herë qëndron në kontakt me ndjekësit e saj të cilët e pëlqejnë shumë, ndërsa së fundmi me anë të disa fotove në llogarinë e saj, këngëtarja ka treguar se po kërkon miq dhe një të dashur të ri.
“Po kërkoj për miq të rinj. Dërgoni aplikimet dhe arsyet pse doni të jeni shokët e mi në mesazh. Jam gjithashtu duke kërkuar për një mashkull të ri. Dërgoni aplikimet dhe arsyet në mesazh”, ka shkruar Enca krah postimeve të fundit.
Ne nuk e dimë çfarë e ka shtyrë këngëtaren të ndajë publikisht këto kërkesa, por këtë mund ta zbulojë vetë Enca.