Enca është një ndër personazhet shqiptare më të komentuara. Ajo gjithmonë I mban fansat të informuar rreth karrierës së saj, por asnjëherë rreth jetës private.
Gjithmonë është kujdesur që të mos ndajë asnjë detaj lidhur me të, megjithatë me foton e fundit duket se e ka thyer paksa ‘rregullin.’
Këngëtarja ka postuar në Instastoey një foto ku tregon dy gota dhe njërën prej tyre e mban një mashkull.
Ata ndodhen në pishinën e një vile luksoze dhe mashkullit në foto i dallohet vetëm ora.
Menjëherë pas kësaj fotoje kanë nisur aludimet dhe thuhet se mashkulli misterioz është i dashuri i këngëtares.