Sipas listës së Forbes, momentalisht, Kylie Jenner është miliarderja më e re në botë. 21-vjeçarja ka thyer rekordin e vendosur më herët nga themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg i cili zuri vendin e multimiliarderit më të ri në moshën 23-vjeçare.
Më e vogla e shtëpisë Kardashian ka shtuar shifrat marramendëse në llogarinë e saj falë biznesit me produktet kozmetike. Biznesi 3-vjeçar vetëm vitin e fundit arriti të gjeneronte nga shitjet rreth 360 milionë $. Shumë fansa të saj e personazhe të ndryshëm kanë reaguar lidhur me këtë arritje të Kylie e mes tyre edhe Enca. Këngëtarja shqiptare ka publikuar një postim në të cilin thuhet se Kylie ka mposhtur Zuckerbergun dhe e quajnë “selfmade” ose e bërë vetë.
Enca nëpërmjet postimit të saj u ka thënë fanseve femrave që ka ardhur koha e tyre dhe ndihet e motivuar për këtë.