Për Encën është bërë shumë vapë dhe në instagramin e saj ka nxituar të hedhë një foto me bikini. Nuk është një foto çfarëdo por profesionale. Këngëtarja që u ka thyer zemrën arabëve me fotot e saj, ka bërë së fundmi një set fotografik me bikini në plazh.
“Treat me like a Queen and I'll treat you like a King” është përshkrimi që këngëtarja i ka bërë fotos në Instagram. Nuk habitemi nga fjalët e saj sepse Haxhia është mësuar ta quajë veten “queen” shpeshherë kohët e fundit siç bëri dhe në klipin me Noizyn i cili korri vërtet shumë sukses.
Komentet në këtë post kanë qenë të shumta dhe pozitive nga fansat e “çmendur” të 20 vjeçares. Si rrallëherë Enca nuk është akuzuar për fotoshop të fotove ose është ende herët. Për foto të tjera po kaq kaq hot do duhet të shkoni në websit-en e Encës së shpejti, encamusic.com.