Enca prej kohësh tashmë na ka lajmëruar se ajo po punonte me projekte të reja, të cilat mezi priste t’i ndante me fansat e saj.
Duket se kënga e re është më pranë se kurrë publikimit dhe këngëtarja e njohur ka ndarë disa foto nga ku shfaqet me një veshje dantelle në ngjyrë të kuqe.
Ajo duket vërtetë në formë dhe me siguri që videoklipi do të jetë një surprizë e vërtetë, nga ato që vetëm Enca di të përgatisë.
Por, ajo që ne vumë re është edhe një detaj, i cila na ngjason të jetë përdorur edhe nga Luana Vjollca.
Në njoftimin për këngën e re, Enca na ka lënë surprizë emrin e këngëtarit se me të cilin do të sjelli bashkëpunimin. Të shumtë ishin fansat që kanë komentuar supozimet e tyre.
Edhe Luana Vjollca me këngën e saj më të fundit të titulluar “Sonte”i la fansat në të njëjtën suspancë.
Ajo u shtoi kuriozitetin ndjekësve duke mos përmendur personin që do bashkëpunonte, dhe i la ata që të aludonin për këngëtarë të ndryshëm.
Dhe në fund fare, rezultoi që kënga “Sonte” erdhi si fryt i bashkëpunimit mes Luanës dhe Ramadan Krasniqit.