Enca si gjithmonë surprizon ndjekësit e saj në rrjetet sociale me foto provokuese, por kjo e fundit është me të vërtetë “bombë” fare.
Vera erdhi, e si rrjedhojë axhenda e saj është shumë e ngjeshur me koncerte anembanë botës, por këngëtarja e njohur gjen kohë edhe për të bërë plazh. Ajo ndodhet në Firence, të Italisë nga ku ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën ekspozon gjoksin e bollshëm me bikini, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ajo çfarë ka shkruar këngëtarja. “Shansi i fundit djalë!”
Nuk dihet se kujt i referohet këngëtarja me këtë postim, por mesa duket për këdo është ky mesazh, do të jetë shansi i fundit për të pranë këngëtares seksi.