Pas disa këngëve të realizuara me klipe deri tani, këngëtarja Enca Haxhia sot paralajmëroi të gjithë për publikimin e këngës së saj të parë në anglisht dhe iu kërkon që t'i urojnë fat.
Ndërkohë që pas klipit të fundit “Bow Down” në bashkëpunim me Noizyn, e kemi parë vetëm të pushojë, duket se 23 vjeçarja edhe ka punuar fort për ta sjellë këtë këngë brenda stinës së verës. Dimë që Enca dhe anglishtja kanë një marrëdhënie mjaft të mirë, ndaj urojmë që edhe faktorët e tjerë të sigurojnë suksesin e këngës.