E gjeni dot se çfarë dite është sot për Encën?
Është një ditë pushimi, dhe duket se për këngëtaren çdo ditë e tillë është e mirë për të lënë trupin të lirë. Ajo është shfaqur shumë e nxhetë në një pozë mbi pishinë që duhet thënë se nuk i linte aspak vend imagjinatës. Pavarësisht se ngjyra dominuese në foto është ajo e kaltër e ujit në pishinë, të pasmet e Encës zënë gjithë pamjen dhe vështirë se mund të përqëndrohesh në diçka tjetër. Artistja e hitit “Bow Down” nuk ka ngurruar që të shpalosë anën e saj të fortë me një palë rroba banjo, të cilat pavarësisht se janë trupore, duket se minimalisht nga pas do ta lejojnë që të “nxihet” siç duhet.