Edhe pse më shumë ka qenë në qendër të vëmëndjes për ekstravagancën e saj, as jeta personale e Encës nuk ka mbetur në hije.
Jo pak herë është hamendësuar që këngëtarja ka patuar një romancë me reperin Noizy, por këto kanë mbetur vetëm në nivelin e thashethemeve. Ndërkohë ende nuk flitet për ndonjë histori të re dashurie në horizont dhe këtë na e shpjegon vetë Enca. “Kush ka fat në lojë, s’ka në dashuri””, shkruan ajo krah kësaj fotoje ku tregon se po luan me letra të cilat e tregojnë atë fituese. Gjithsesi 21 vjeçarja nuk mbetet pa fat.