Pasi përfundoi angazhimet e shumta në muzikë dhe kinematografi, Enca është duke pushuar së fundmi në Turqi. Ajo është duke u përgatitur fuqishëm për një vit të ri, gjatë të cilit premton surpriza.
Në instagramin e saj e shohim të postojë vazhdimisht foto dhe video nga pushimet luksoze, ndërsa thotë se po merr energji për projektet e vitit që vjen. Në dy fotot e fundit ajo shihet teksa pozon pranë pishinës ndërsa ekspozon format në një pozion mjaft provokues.
“ Bisha po mbushet me energji për një super vit”, thotë ajo krahas fotos, ndërsa merr pëlqime dhe komplimenta pa fund.
Por vëmendjen e të gjithëve e ka marrë padyshim komenti i Dj Blunt dhe Real 1 të cilët gjithmonë kanë shprehur simpatinë për këngëtaren.
“Zhytem le sesui le kuku. Vishu zemra ime se po ftohesh, ca bon tani Shaolini pa ty”, shkruajnë ata.