"Dita më e bukur e jetës sime"!
Kështu e ka cilësuar këngëtarja 20 vjeçare ditën e sotme, ku po shijon relaksin që i ofron bregdeti. Ajo është shfaqur përkrah një mikes së saj dhe të dyja janë shtrirë duke i kthyer pjesën më të mirë diellit ndërkohë që po marrin rreze. Nuk është shumë e vështirë për të dalluar se cila prej tyre është Enca, pavarësisht se fytyra e asnjërës prej vajzave nuk është e dukshme. Po të mos ishte për tagg-un, do të mjaftonin të pasmet karakteristike të Encës, për ta veçuar atë nga shoqet. E megjithatë, kjo nuk është e vetmja diferencë mes vajzave, pasi në ndryshim nga mikesha e saj, këngëtarja e shumë hiteve ka vendosur t’i heqë fare të sipërmet duke dalë topless, si për t’u nxirë më mirë në kurriz. Vërtetë aspak e keqe si ditë...