Ermal Mamaqi tani po i përkushtohet më së shumti kinematografisë duke lënë në hije profesionet e tij të mëparshme. Aktori është në xhirime e sipër të filimit të tij të dytë "I love Tropoja" për të cilin na ka paralajmëruar se do thyej rekorde. Gjetja e regjisorit në këtë film janë aktorët e spikatur e mes tyre edhe këngëtarja Enca.
Këtë herë Encën do ta shohim në rolin e aktores dhe vetë këngëtarja e ka pranuar se kjo ishte ëndrra e saj.
Nëpërmjet një video të publikuar nga këngëtarja në Instagram, ku shihet me një dekolte që s’i linte fare vend imagjinatës ajo dëgjohet duke pyetur Ermal Mamaqin: “Çfarë ju pëlqen më shumë tek unë?”
Përgjigja e tij ishte “sytë”, por sigurisht që fokusi ishte te gjoksi.