IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Enca, rekord klikimesh në dy ditë

Enca, rekord klikimesh në dy ditë

Publikuar më: 11:55 11-04-2016

Video e këngës “Dreq” e justifikoi më së miri mungesën prej gjashtë muajsh të Encës në tregun muzikor.

Edhe pse u shoqërua me jo pak kritika për skenat tepër provokuese që përmbante, projekti i ri i përmbushi, madje i tejkaloi pritshmëritë e të gjithëve. Me plot 1 milionë klikime në vetëm dy ditë në YouTube, “Dreq” mund të quhet tashmë “Mission completed” . Ky është tregues i drejtpërdrejtë se vajza e një milionë ndjekësve në instagram, di ta luajë mirë këtë “lojë”  dhe i gjithë shqetësimi që ndjen pak para se të publikojë klipin, përkthehet më pas në një sukses të plotë. Ndaj, harrojeni emrin Enca për pak kohë. Tani, mund ta quani pa frikë “vajza e rekordeve”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105