Enca është një ndër emrat më të lakuar në muzikën shqiptare.
Pas këngës "Ciao" ajo vendosi t'i kushtojë vetes disa ditë pushimi bashkë me mikeshën e saj të ngushtë, Sara. Megjithatë këngëtarja nuk i harron fansat, as premtimet që ju bën atyre. Ndaj ka kujtuar edhe njëherë premtimin e bërë pak kohë më parë. "Kujtoj që ju kam premtuar një version akustik. Nuk kam harruar", shrkuan ajo duke u bërë artistja e radhës që ndjek këtë hap. Pas Elvana Gjatës dhe Besnikut të grupit 2PO2, edhe Enca do të sjellë versionin e saj akustik.