Enca është shumë aktive në rrjetet sociale duke qenë se e përdor edhe si një mjet informimi për fansat në lidhje me projektet e saj të reja.
Por këngëtarja këtë herë duket se ka zbuluar më shumë seç duhet. Përmes një postimi në Snpachat ku shkruan: “Së shpejti në Dubai”, 21 vjeçarja zbuloi edhe projektin më të ri të grupit OTR. Miqtë pranë këngëtares shprehen se shumë shpejt djemtë e grupit OTR do të udhëtojnë drejt Dubait ku edhe do të realizojnë klipin e radhës me grupin. Nuk e dimë nëse Enca do të jetë pjesë e këngës por me siguri këngëtarja do të jetë sërish figurante në klipet e Noizyt, pas “Grande” dhe “Midis Tirone”. Si do ta presin djemtë këtë zbulim të sekretit? Gjithsesi presim të shohim çfarë do të na sjellë Noizy, këtë herë midis Dubai.