Projekti i saj “Dua” që u publikua në mars të këtij viti dhe suksesi i kësaj këngë vijon ende. Përveç këngës së bukur, interesant ishte edhe klipi i cili bëri bujë të madhe për shkak të skenave të nxehta në të cilat këngëtarja shfaqej me modelin e njohur Pierluigi Fracassi për të cilin intv.al zbuloi se është gay.
E mesa duket, Enca me Pierluigin nuk është puthur vetëm në videoklip, por edhe në prapaskena. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja që e ka ndarë këtë moment intim në profilin e saj në “Instagram”.
“Sapo kuptova që nuk kam nxjerrë prapaskenat e klipit ‘Dua’ … dhe ja ku është njëra”, shkruan këngëtarja krahas videos së postuar në “Instagram”.