Kërkon ta lërë mister.
Ndonjë e re në jetën e saj personale? Enca para pak minutash ka publikuar në Instastorie një video ku tregon që në adresë të saj kanë ardhur këto lule në ngjyrën e saj të preferuar, rozë. Këngëtarja sapo ka publikuar këngën e re “Ciao” në versionin audio dhe ky gjest ishte një urim për këngën e re. Nga kush? Pikërisht këtu qëndron misteri të cilin Enca nuk ka ndërmend ta zbulojë. 21 vjeçarja teksa tregon lulet dhe kartolinën me urimin, e ka mbuluar emrin e dërguesit. Mendojmë se nëse do të ishte një mik apo mikeshë, nuk ka arsye pse të fshihet emri, gjë që na përforcon dyshimet se pas këtij gjesti romantik qëndron një mashkull.