Modelja e njohur shqiptare Arbenita Ismajli prej shumë kohësh ka deklaruar se është në një romancë me reperin fero. Lidhja e tyre është një ndër më të komentuarat në rrjete sociale pasi shpesh herë çifti fshijnë fotot që kanë me njëri tjetrin.
Para disa javësh Fero tregoi se ishte ndarë nga modelja dhe se secili vazhdonte jetën por ata u kapën ‘mat’ sërish bashkë në aeroport. Së fundmi ka mjaftuar një postim në rrjete sociale që Fero dhe Arbenita të hedhin poshtë çdo aludim, duke treguar se janë ende bashkë.
Vetëm pak orë më parë, modelja ndau në InstaStory-n e saj një foto shumë private me partnerin, ku shaqej duke i drejtuar atij gjuhën, ndërkohë që një video e Arbenitës duke u puthur me një mashkull tjetër, po bën xhiron e rrjetit.
Djali që shfaqet në video është model dhe quhe Kenned Tahiri. Tahiri ka publikuar në Instagram një shkrim, ku tregon se llogaria e tij në Snapchat është vjedhur.
Po Arbenita si reagoi? Modelja seksi publikoi në instastory këngën e re të Feros duke treguar suportin e saj për reperin.
Çfarë po ndodh? Me siguri edhe Fero do reagojë.