INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ende e pa regjistruar, por PD i kërkon KQZ të bëhet gati për zgjedhjet e 13 tetorit

Ende e pa regjistruar, por PD i kërkon KQZ të bëhet gati për zgjedhjet e 13 tetorit

Publikuar më: 12:33 05-08-2019

PD i kërkon KQZ-së të përgatisë infrastrukturën për zgjedhjet e 13 tetorit në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta, edhe pse vetë nuk ka depozituar ende kërkesë për regjistrim, ndryshë nga partitë aleatë, LSI DHE PR. Sot është edhe afati i fundit për t’u regjistruar për zgjedhjet e tetorit.

"I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.


Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.


PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit" thuhet në njoftimin e PD-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391