Halloween-i është vetëm një ditë larg dhe me siguri jeni duke menduar për kostumin që do të vishni.
Shpesh janë pikërisht VIP-at ata të cilët na influencojnë më shpesh me ide.
Njëri nga të famshmit që është treguar më kreativi, është pikërisht aktori i njohur i humorit Bes Kallaku.
Me shaminë e bardhë në kokë dhe rrobat e zeza ndërsa i ngjanë shumë edhe Ijes së tij të famshme e edhe të gjitha gjysheve tjera të cilat ai i imiton shpesh në performancat e tij humoristike Besi ka shkruar:
“Për Hallauin të keqen nona”.
Epo ide më origjinale dhe qesharake se kjo nuk do të gjeni!