Që kur bëri publike se kishte sjellë në jetë vogëlushen e saj të parë, Kylie Jenner, si të gjithë njerëzit e famshëm, u mbyt me komente të pasjellshme online. Pasi u mbush kupa, ajo vendosi të fshinte nga Instagram-i gjithë fotot ku dukej fytyra e Stormi-t. Por siç duket gjërat po ndryshojnë për të gjithë ata që janë të fiksuar me më të vegjlit e klanit Kardashian-Jenner.
Së fundmi ajo ka postuar sërish foto të së bijës në rrjetin e saj social Snapchat, të cilat mund t’i shijoni më poshtë: