INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ende nuk mbushem me frymë', vajza e Bujar Nishanit prek me fjalët për të atin

'Ende nuk mbushem me frymë', vajza e Bujar Nishanit prek me fjalët për të atin

Publikuar më: 10:31 15-06-2022

Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona Nishani ka thyer për herë të parë heshtjen për ndarjen nga jeta të babit të saj. Fiona ka publikuar një foto nga fëmijëria ku shihet me babain e saj dhe shkruan një mesazh prekës.

“Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruar ajo.

-640-0-fiona-1655202519.jpg

Kujtojmë që Bujar Nishani u nda nga jeta në 28 maj në moshën 56-vjeçare. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.

Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën.

Article Logic
Execution time: 0.0022509098052979