Afërdita Dreshaj vazhdon të jetë një ndër këngëtaret dhe modelet më të komentuara në median shqiptare. Në qershor të këtij viti modelja shqiptare kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me sportistin çek, Jakub Kindl.
Tashmë jetesa me Jakub Kindl duket se i ka dhënë një pamje lumturie përditshmërisë së saj dhe me postimet e shumta në Instagram na ka treguar momentet e relaksit që kalon me bukuroshin çek.
Surprizat e Jakub për bashkëshorten e tij Afërditën janë të shumta dhe shpesh bëhemi ziliqare për këtë gjë. Së fundmi, surpriza e radhës së Jakub Kindl për modelen shqiptare ishte një avion i tërë.
Afërdita ka publikuar disa orë më parë në llogarinë e saj të Instagramit momentin kur bashkëshorti i saj e priti me lule në nisje të një udhëtimi të palajmëruar si çift, në nisje të sezonit të pushimeve.
“Surprizë nga bashkëshorti im”- ka lënë këtë mbishkrim këngëtarja në postimet e saj.
Epo sna mbetet gjë çfarë të themi, përveçse paçni fatin e Afërditës.