INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ëndërrimtarët ‘mposhtin’ përkohësisht Donald Trump

Ëndërrimtarët ‘mposhtin’ përkohësisht Donald Trump

Publikuar më: 16:06 10-01-2018

Një tjetër shuplakë për presidentin Donald Trump, pasi drejtësia amerikane ka bllokuar vendimin e tij për ti dhënë fund programit i cili i njeh të drejtat e qëmdrimit 800 mijë fëmijëve që kanë hyrë ilegalisht me prindërit e tyre në SHBA .

Gjykata ka bllokuar përkohësisht vendimin e administratës Trump një vendim që bllokonte ëndrrat e atyre që konsiderohen si The Dreamers.

Programi Daca sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë do të duhej të përfundonte në 5 mars.

Gjykatësi në San Francisco William Aslup paraqiti një vendim me 49 faqe ku urdhëronte administratën e Trump që të tërhiqte planin .Ai e cilësoi këtë të fundit të paligjshëm.

Deri në një urdhër të dytë i cili mund të anulojë vendimin e gjykatës së lartë, të gjithë ata që bëjnë pjesë në program do të mund të paraqesin kërkesat për rinomvimin e lejes së qëndrimit dhe qeveria është e detyruar të informojë që program është aktiv.

Ky vendim i gjykatës amerikane përfaqëson një shuplakë të vërtetë për presidentin Trump vecanërisht në vështjen e emigrantëve duke lënë në fuqi një nga programet e paraardhësit të tij Barack Obamës.

Kujtojmë se kur manajti mori vendimin për ti dhënë fund programit në shumë shtete ameriakne shpërthyen protestat ku të rinjtë kërkonin mbrojtje duke e cilësuar veten si ëndërrimtarët e Amerikës.

Article Logic
Execution time: 0.0022962093353271