Rriten shifrat e shqiptarëve që aplikojnë në lotarinë amerikane. Sipas një publikimi të fundi këtë vit kanë aplikuar 367 mijë persona.
Bazuar me të dhënat në krahasim me 2007 shifrat janë rritur me dyfishë.
Në Europë vendet me përqindjen më të lartë që kishin aplikuar në programë ishin vendet e lindjes, ku Shqipëria mbante rekordin. Sipas të dhënave të Pee Research Center, pas Shqipërisë renditet Moldavia me 11% të popullsisë, Armenia me 9%.
Ndërsa në Azi vendet që kryesojnë janë Uzbeksitani me 7% dhe Nepali me 4%.
Gjatë 2017-s më shumë se 22.4 milionë njerëz aplikuan në të gjithë botën në programin e vizave amerikane, i cili jep rreth 50 mijë Green Cards, apo leje qëndrimi të përhershme nëpërmjet një sistemi lotarie.
Numri i aplikantëve thuajse iu afrua rekordit të vitit 2016 ku në të gjithë botën aplikuan 23 milionë njerëz, kryesisht për shkak se administrata Trump tha se do ta hiqte programin.