Me siguri kishte vite që e ka ëndërruar këtë moment dhe do ta mbajë mend gjithë jetën. Në Shkup do të luhet finalja e Supërkupës së Evropës, mes Real Madrid dhe Manchester United dhe shumë të tifozë shqiptar nuk e kanë çuar dëm mundësinë për të parë yjet e futbollit nga afër. Një 24-vjeçar nga Elbasani kishte prenotuar biletën 2 javë para ndeshjes për të parë këtë finale dhe është nisur për në Shkup që ditën e djeshme, dhe me plot gojën mund të themi që ia ka vlejtur. Teksa po ecte pranë hotelit ku është akomoduar Real Madrid, si fans i Cristiano Ronaldos, fati i buzëqeshi dhe djali arriti të realizonte një foto me të, foto të cilën e kishte ëndërruar gjithmonë.
“Jam shumë i lumtur u shpreh ai për Infoelbasanin, është një ëndërr që se kisha menduar kurrë që do të më realizohej por fati më solli afër Cristianos për të paktën 20 sek..“
Tashmë 24-vjeçari (Marengleni) ka një arsye më shumë për të bërë tifozllik për Real Madrid.