INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ëndrra bëhet realitet, Leicesteri kampion i Anglisë

Publikuar më: 08:35 03-05-2016

Leicester Siti është kampion i Anglisë për herë të parë në historinë e vet 132-vjeçare. Përkundër të gjitha gjasave në fillim të sezonit, ekipi i Klaudio Ranierit ia doli duke shkruar një nga përrallat më të bukura në historinë e futbollit. Barazimi 2-2 i Totenhemit ndaj Çelsit i shpall matematikisht kampionë “Dhelprat”, që kanë shtatë pikë më shumë se rivalët londinezë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Në “Stamford Bridge”, Spursat e nisën vrullshëm duke e mbyllur gjysmën e parë të lojës në epërsi 2-0, me gola të të përhershmit Kejn (35’) dhe Heung-Min Sonit (44’). Por vendasit reaguan dhe vendosën baraspeshën me qendërmbrojtësin Geri Kehil (58’) dhe zëvendësuesin Hazar shtatë minuta para fundit.

Leicesteri bëhet kështu ekipi 24-t që e fiton trofeun e Premier Ligës, kurse Ranieri trajneri i tretë, pas Karlo Ançelotit dhe Roberto Mançinit.

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375