INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ëndrra e çdo shqiptari, realitet për Endrit Mërtirin

Ëndrra e çdo shqiptari, realitet për Endrit Mërtirin

Publikuar më: 16:25 25-01-2016

Një udhëtim ëndrrash po rezulton vajta në Paris e fotografit Endrit Mërtiri.

Siç duket ftesa e marrë nga Atelier Versace për të ndjekur nga afër koleksion e ri të firmës, ishte vetëm një pjesëz e asaj çfarë e priste realisht 25-vjeçarin në kryeqytetin e modës. E themi këtë pasi përveçse ka ndjekur në rresht të parë sfilatën e mrekullueshme të Donatella Versace, Endrit Mërtiri është argëtuar në festën e zhvilluar mbas në një clubet e Parisit në shoqërinë e stilistit të njohur Riccardo Tisci, por mbi të gjitha përkrah supermodeles Irina Shayk. Të paktë janë meshkujt që kanë fatin të qëndrojnë pranë saj, dhe Endrit Mërtiri ka realizuar ëndrrën e çdo mashkulli shqiptar, por jo vetëm. Bradley Cooper bën mirë të hapë sytë!

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941