Martesën në Rosario, Messi dhe bashkëshortja e tij Antonella e kanë cilësuar si ëndrrën e jetës.
Çifti në fjalë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre që ka nisur prej kur ishin fëmijë në qytetin e lindjes, Rosario. Messi është njohur dhe dashuruar me Antonella Raoçuzzo, kur ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa aktualisht çifti ka edhe dy fëmijë. “Dasma e shekulli”, është quajtur në Argjentinë dhe ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së çiftit, Rosario, në një nga komplekset më luksoze.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare shkruajnë se rreth 260 të ftuar morën pjesë në ceremoninë e martesës së Messit, ku shumica e tyre i përkasin botës së futbollit.
Mes tyre mund të përmendim yjet e Barcelonës dhe Argjentinës, me të cilët Messi ka luajtur përkrah tyre, si Xavi, Neymar, Aguero, Fabregas, Busquets, Puyol, Biglia, Di Maria, Suarez, Eto’o, Dani Alves dhe shumë të tjerë. Dasma e tyre mori të gjithë vëmendjen e mediave dhe është komentuar shumë. Tanimë kanë dalë video në rrjete sociale nga dasma, ku në njërën prej tyre shihet se futbollisti e ka “djegur” dasmën duke kërcyer si “i çmendur” me bukuroshen argjentinase.
Ja fotot nga dasma