INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ëndrra ime ishte të luaja në Wimbledon, jo të bëhesha milioner'

'Ëndrra ime ishte të luaja në Wimbledon, jo të bëhesha milioner'

Publikuar më: 17:43 29-09-2018

Grand slam i Wimbledon është një nga turnetë më të vjetër në botë në sportin e tenisit dhe për zviceranin Roger Federer të luante në këtë event ishte ëndrra më e madhe kur ishte fëmijë.

Por sot, në moshën 37-vjeçare, pasi e ka fituar 8 herë atë dhe arkëtuar mbi 600 milionë dollarë, Federer sqaron: “Ëndrra ime e parë si tenist i ri ishte që të luaja të paktën një herë në këtë grand slam dhe të merrja pjesë në turne të ndryshëm. Kurrsesi nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të bëhesha milioner. Ky nuk ishte një objektiv”.

“Tashmë për mua ka rëndësi të argëtohem dhe të luaj për të fituar sa më shumë turne e jo parà. Dhe, mbi të gjitha, të jem i shëndetshëm. U them të rinjve që e duan këtë sport që fillimisht duhet të kultivojnë pasionin për sportin, që të bëjnë realitet ëndrrat e tyre për të luajtur në eventet e mëdha dhe jo të luajnë për parà.

Edhe në këtë moshë përpiqem të përmirësohem, të mësoj diçka të re, në të kundërt nuk do të vazhdoja të stërvitesha e luaja. Ndaj dhe nuk kam mbajtur të njëjtin trajner për 10 apo 15 vjet, pasi gjithnjë doja të mësoja një gjë të re”, - tha Federer.

Article Logic
Execution time: 0.0048317909240723