INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eneda Tarifa e kënaqur me rezultatet e palestrës: 'Ndihem 10 vite më e re' [VIDEO]

Eneda Tarifa e kënaqur me rezultatet e palestrës: 'Ndihem 10 vite më e re' [VIDEO]

Publikuar më: 08:17 26-06-2019

Eneda Tarifa është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare, por prej disa vitesh e kemi parë edhe si prezantuese në spektaklin e humorit “Portokalli”. Mirëpo para dy vitesh ajo u largua nga ky emision për t’iu përkushtuar muzikës.

Është një ndër zërat e pakët që këndon live dhe na ka treguar se di si të jetë e suksesshme në paraqitjen e këngëve të reja, që rezultojnë shumë të suksesshme.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale dhe nga ajo private.

Së fundmi, ajo ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagramit e cila shihet në palestër duke u ushtruar fizikisht.

Këngëtarja shprehet mes të tjerash se ndihet 10 vite më e re kur ajo ushtrohet.

“Kam qenë gjithmonë sporadike në palestër, për gjithë këto vite. Ja që kët vit e vura prioritet dhe më besoni që jam më mirë se 10 vite më parë. Fizikisht, mendërisht, shpirtërisht.Dhe nuk është se kam hequr shumë nga dëshira për të ngrënë. Por punoj fort. Ua sugjeroj fort të gjitha vajzave. Për mua tashmë është një e mire e domosdoshme. Meritat i kam edhe vetë”- ka shkruar Eneda në Instagram.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424