INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eneda Tarifa fitoi ''Këngën Magjike'', por publiku kishte mendim tjetër! Rrjeti ''shpërthen'' në komente! [FOTO]

Eneda Tarifa fitoi ''Këngën Magjike'', por publiku kishte mendim tjetër! Rrjeti ''shpërthen'' në komente! [FOTO]

Publikuar më: 16:07 08-12-2019

Ishte e zgjedhura e artistëve dhe më e votuara e publikut, dhe këto mjaftuan qe Eneda Tarifa të shpallej fituesja e “Kënga Magjike“ . Në vendin e dytë u rendit Fifi dhe në të tretin, Anxhela Peristeri. Mirëpo, teksa pritej që të lexohej emri i fitueses, Eneda Tarifës, i gjithë publiku në kor ka brohoritur emrin e Fifit. Në fund të gjithë janë zhgënjyer nga emri fitues, ndërsa në rrjet kanë “shpërthyer” komente të shumta për organizatorët, artistët pjesëmarrës dhe sigurisht fituesen.

Ndjekës të shumtë të Këngës Magjike kanë bërë thirrje në rrjet që të bojkotohet festivali, pasi sipas tyre fituese duhet të ishte shpallur Fifi. Fansa dhe ndjekës të shumtë kanë shkruar dhe kanë kërkuar indirekt që Fifi të mos marrë më pjesë në këtë festival pasi sipas tyre ajo meritonte të ishte fituesja, si dhe ishte më e dashura nga publiku.

Kënga Magjike erdhi me një format ndryshe këtë vit pasi për herë të parë pas 20 vitesh, nuk u ndanë çmime dhe nuk pati nominime.

Më poshtë disa prej komenteve në faqen e Televizionit Klan:

publiku.png

publiku3.png

Screenshot.png

erad.png

Article Logic
Execution time: 0.0039350986480713